Blitz

 Breaking News

Vrasja e 16 vjeçarit në Fier, zbardhen dëshmitë dhe motivi i vrasjes

Vrasja e 16 vjeçarit në Fier, zbardhen dëshmitë dhe motivi i vrasjes
October 21
10:27 2018

Kësaj jave, një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Fierit. 16 vjeçari, Denis Vrenozi, humbi jetën pasi u qëllua me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij.

Autori, Florian Gega, 17 vjeç u vetëdorëzua në polici duke shfaqur pendesë. Ai tregoi se nuk donte që të vdiste, por e qëlloi sepse Denisi po e shihte me inat.

Ndërkohë, edhe shokët e tyre, dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar për rrethanat:

“ Ai ishte bashkë me një shokun e tij kur u afruan. Na shanë e fyen me fjalë dhe më pas autori nisi të përleshej me Denisin. Në këtë kohë ai 16- vjeçari nxori thikën dhe qëlloi shokun tonë. Askush nuk e mendonte se ai mund të kishte thikë me vete. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe askush nuk pati mundësi të evitonte këtë ngjarje.”
/Blitz.al/

Share