Blitz

 Breaking News

Vlorë, viktima e 9-të nga ngrica

Vlorë, viktima e 9-të nga ngrica
January 12
16:40 2017

I ftohti dhe ngrica në vend ka sjellë viktimën e 9-të në një hark të shkurtër kohor prej pak ditësh.

Policia lokale e Vlorës bëri me dije se ka humbur jetën 80-vjeçari Tasin Llanaj pasi ka rrëshqitur në oborrin e shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur që në datën 5 janar dhe i moshuari ka qëndruar në spital që prej asaj dite, por ditën e sotme ka ndërruar jetë për shkak të përplasjes së fortë që pësoi.

Deri tani ka shkuar në 9-të numri i personave që kanë humbur jetën në të gjithë vendin për shkak të ngricave dhe acarit në vend. /Blitz.al/

Share