Vlorë, 35-vjeçarja humb jetën në spital gjatë lindjes, hetohen mjekët për mjekim të pakujdesshëm
August 10
18:32
2017
Një 35-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Vlorës. Gruaja kishte shkuar për të sjellë në jetë fëmijën e saj në spitalin e qytetit por fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë lindjes.
Prokuroria e rrethit pas ngjarjes ka nisur menjëherë hetimet ndaj mjekëve që u kujdesën për 35-vjeçaren pasi dyshohet për mjekim të pakujdesshëm. Identiteti i viktimës nuk është zbuluar ende./Blitz.al/