Blitz

 Breaking News

Viktima i grabitjes në Rinas: Dyshohet të jetë emër i njohur për Policinë greke, zbulohen një sërë krimesh të tij

Viktima i grabitjes në Rinas: Dyshohet të jetë emër i njohur për Policinë greke, zbulohen një sërë krimesh të tij
April 10
08:46 2019

Edhe pse nuk kanë dalë ende analizat e ADN-së, krahasimi i shenjave të gishtave dhe këqyrja fizike e bërë nga policia dhe grupet hetimore tregojnë se personi që mbeti i vrarë dje në aksionin e grabitjes së mbi 10 mln eurove në Aeroportin e Rinasit, ka karakteristika të ngjashme me ato të Admir Muratajt.

Sipas “BalkanWeb” gjatë natës është gjetur edhe një furgon tjetër i djegur në Tapizë, i cili dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit.
Mediat greke dje raportuan se personi i vrarë në aksionin e grabitjes së parave është Admir Murataj, person ky i njohur për autoiritetet greke.

Sipas mediave greke Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013, së bashku me 10 kriminelë të tjerë të rrezikshëm shqiptarë, disa prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri. Admir Murataj akuzohet gjithashtu për grabitjen e 850 mijë euro në maj  të 2013 nga Banka Kombëtare e Larisës, dy muaj pasi u arratisen nga burgu i Trikallas./blitz.al/

Share