Blitz

 Breaking News

(Video)Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë italiani me dy emra

(Video)Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë italiani me dy emra
November 03
13:04 2018

47 vjeçari italian do të ekstradohet drejt Italisë, pasi u vu në pranga ditën e sotme nga forcat e policisë së Tiranës. Shtetasi, Pasquale Scalise ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata Italiane e ka dënuar me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim financiar” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.

Ai kishte ndërruar emrin nga Pasquale në Andrea dhe qëndronte në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Pritet që Zyra e Interpolit të ndërmarrë veprimet e mëtejshme.

/Blitz.al/

Arrestimi i italianit ne Tirane on Vidnews.

Share