Blitz

 Breaking News

(VIDEO) Trump premtoi mur, tenistët thyejnë barrierat

(VIDEO) Trump premtoi mur, tenistët thyejnë barrierat
July 14
08:40 2017

Thuhet shpesh se sporti rrëzon barrierat e politikës dhe zbut konfliktet.

Një diçka e ngjashme ka ndodhur së fundmi me një nismë të disa tenistëve që kanë zhvilluar një ndeshje në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës.

Bjorn Borg dhe agjencia “Round Round” kanë lançuar një iniciativë të veçantë që synon të zbutë tensionet mes SHBA-ve dhe Meksikës.

Në videon që po bën xhiron e botës, tenisti amerikan Peter Clemente dhe tenisti meksikan Mariano Argote ndeshen në fushën e tenisit në kufi të dy vendeve, pa kaluar vijën e kufirit mes shteteve.

Kjo ide e realizuar nga sportistët vjen në një moment kur Trump ka premtuar se do të ndërtojë murin në kufi me Meksikën.

Mesazhi i sportistëve është bashkimi, solidariteti dhe shpresa. /Blitz.al/

Share