Blitz

 Breaking News

(Video) “Ti ke kohë që nuk je gazetare..” – Fjalët e rënda të Kryeministrit drejtuar Rudina Xhungës dhe përgjigja e saj

(Video) “Ti ke kohë që nuk je gazetare..” – Fjalët e rënda të Kryeministrit drejtuar Rudina Xhungës dhe përgjigja e saj
October 17
12:17 2018

Mbrëmë, në emisionin “Dritare” nga Rudina Xhunga ishte i ftuar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai u përball me një panel prej 3 gazetarësh ku dhe ka pasur herë pas here debate me tone të larta. Jo në pak raste Rama u shfaq i acaruar nga gjithçka po ndodh në vend dhe sipas tij për këtë fajin e ka media dhe opozita të cilat vetëm shpifin.

Por le të ndalemi në një moment, i cili besojmë që ju ka bërë edhe ju përshtypje. Në studio u fol edhe për vrasjen e ndodhur në bllok, të cilën gazetarja Rudina Xhunga e ka konsideruar si skandaloze. Rama është ndalur duke parë për një çast Xhungën e cila e vënë në presion tha:

“Unë jam qytetare e këtij vendi, nuk jam gazetare sepse jetoj këtu”.

Kaq u desh që Rama të kalonte në një ofendim të drejtpërdrejtë, duke iu drejtuar gazetares me fjalët:

“Ti që sje gazetare ke kohë, por…” .

Rudina nuk e ka lënë të mbaronte fjalën dhe sigurisht i është kundërvënë duke i treguar se ajo është një supergazetare dhe prandaj emisionin e saj e ka kthyer në një mision. /Blitz.al/

Share