Blitz

 Breaking News

(VIDEO) Rikthehet Milani i madh? Poker ndaj Bayernit të Munich-ut

(VIDEO) Rikthehet Milani i madh? Poker ndaj Bayernit të Munich-ut
July 22
14:13 2017

Milani duket se është në rrugën e duhur për t’u rikthyer i lavdishëm siç ka qenë më parë.

Humbja ndaj Borussias së Dortmundit duket se ishte rastësore për kuqezinjtë, të cilët kanë arritur sot një fitore të madhe ndaj bavarezëve të Bayernit të Munich-ut me rezultatin 4-0.

Edhe pse trajneri Montella ka hedhur nga fillimi vetëm 4 prej blerjeve të reja, përkatësisht Musacchion, Rodriguez, Kessie dhe Borini, ekipi ka funksionuar më së miri duke arritur të shënojë që në minutën e 14-të falë një asisti të Rodriguez dhe golit të Kessie.

Në minutën e 26-të ka shënuar i riu Kutronte, teksa në minutën e 43-të Kutrone ka shënuar sërish golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin.

Në pjesën e dytë, Montela zëvendësoi thuajse të gjithë formacionin duke hedhur në fushë edhe blerjet e reja, Biglia dhe Bonucci, të cilët luajtën ndeshjen e tyre të parë me fanellën e Milanit.

Në minutën e 85-të ishte mesfushori turk Çalhanollu i cili realizoi golin e 4-t dhe të fundit të ndeshjes.

Ky rezultat ishte i papritur për këtë ndeshje, ku Milani konfirmoi se është në rrugën e duhur për t’u rikthyer i lavdishëm si më parë. /Blitz.al/

Share