Blitz

 Breaking News

(Video) Rexhep Rraja nuk ndalet, nga Gjykata lëshon një mesazh të drejtpërdrejtë për Lulzim Bashën

(Video) Rexhep Rraja nuk ndalet, nga Gjykata lëshon një mesazh të drejtpërdrejtë për Lulzim Bashën
October 02
11:18 2018

Gjykata e Krujës ka lënë në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekjen e ish të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.

Pas daljes nga gjykata, Rexhep Rraja ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, i cili ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Lulzim Basha ta provojë në votime!”- është shprehur Rrahja, duke hapur një tjetër çështje jo pak të rëndë.

Mesa duket djali i deputetit mendon se arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e politizimit të kësaj çështjeje dhe fajtori është Basha. Ai u arrestua ditën e djeshme me urdhër të Gjykatës së Krujës, i akuzuar për “përndjekjen “ e Xhisiela Malokut, edhe pse sipas ekspertizës mjeko-ligjore shenjat ishin më të rënda se sa thjesht prej përndjekjes. /Blitz.al/

Share