(Video) Reagim i ashpër i trajnerit Jurgen Kloop ndaj Shaqirit pas humbjes, shihni reagimin e tij…
Pas përfundimit të ndeshjes mes Liverpool-it dhe Chelsea-it të luajtur mbrëmjen e djeshme, e cila përfundoi me rezultatin 2 me 1 për “Blutë”, Xherdan Shaqiri ka marrë disa fjalë të ashpra nga tranjeri Jurgen Kloop.
Në videon e cila po bën xhiron e rrjetit, duket se Kloop nuk ka hezituar që në sy të mediave dhe të pranishëmve t’i bëjë një “gjyq publik” Shaqirit, të cilin e shohim mjaft të mërzitur dhe të hutuar nga fjalët e trajnerit.
Sipas “Metro”, Kloop i ka shprehur Shaqirit pakënaqësinë e tij për një goditje dënimi në fund të ndeshjes, të cilën ai nuk e kishte realizuar siç tranjeri i kishte kërkuar.
Për më shumë ndiqni videon dhe shihni sa në siklet është ndjerë Shqiri në ato momente:
Klopp 🤬 Shaqiri pic.twitter.com/nLo68PBJaT
— MarcaTura (@MarcaTuraNews) September 26, 2018