Blitz

 Breaking News

(Video) Protesta, efektives të policisë i priten gishtat, ndërsa një tjetër humb dëgjimin

(Video) Protesta, efektives të policisë i priten gishtat, ndërsa një tjetër humb dëgjimin
November 22
13:35 2018

Të paktën 12 punonjës policie po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, pasi mbeten të plagosur nga protesta e banorëve të zonës së Astrit përballë Parlamentit.  Të plagosur nga policia kanë mbetur edhe disa protestues të cilët ndodhen në spital.

Mësohet se një nga të plagosurat është një punonjëse policie të cilës kapsolla i ka prere 4 gishtat e njërës dorë, ndërsa një tjetër efektiv ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.

Protesta e banorëve të Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa janë hedhur kapsolla, tymëse dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë. /Blitz.al/

Share