Blitz

 Breaking News

(Video) Përmbytjet në Venecia, njerëzit përpiqen të jetojnë edhe pse qyteti është nën ujë

(Video) Përmbytjet në Venecia, njerëzit përpiqen të jetojnë edhe pse qyteti është nën ujë
November 04
19:00 2018

Skenat janë sa të jashtëzakonshme aq edhe për të ardhur keq në qytetin e Venecias teksa shirat dhe stuhitë e tre ditëve e kanë lënë qytetin nën ujë.

Në disa pamje të xhiruara mund të shihen disa banorë të qytetit teksa shfrytëzojnë ujin, i cili ka arritur një nivel prej 1 metri e gjysëm, për të notuar. Ndërkohë njerëz të tjerë shihen nëpër restorante duke ngrënë pizza me ujin deri në gju, ndërsa varka apo jahte shihen në oborret e shtëpive të njerëzve.

11 persona kanë humbur jetën gjatë këtyre përmbytjeve por raportohet se numri i tyre mund të jetë dhe më i madh. Kështu këto shifra por edhe pamjet nga sheshet kryesore të qytetit, tregojnë për një nga fatkeqsitë natyrore më të rënda të viteve të fundit në qytetin italian.

Ndërkohë banorët e Venecias, jo vetëm që janë të shqetësuar për jetën dhe pronat e tyre por kanë frikë se monumentet dhe kultura e tyre mund të dëmtohet e për këtë duhet të merren masa. /Blitz.al/

Share