Blitz

 Breaking News

(Video) Pas fitores së Superkupës, Ze Maria kërcen me tifozët “Kush s’kërcen është morr i kuq”!

(Video) Pas fitores së Superkupës, Ze Maria kërcen me tifozët “Kush s’kërcen është morr i kuq”!
September 07
10:20 2017

Mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Selman Stërmasi” u luajt ndeshja mes kampionëve të Kukësit dhe Tiranës për Superkupën e Shqipërisë. Ishte Erjon Hoxhallari i bardhebluve ai që vendosi rezultatin final, me një gol në minutën e 90’, duke i dhënë Tiranës kupën për të 11-n herë.

Pas sezonit të hidhur të kaluar, që e bëri Tiranën të bjerë në Kategorinë e Parë, ky triumf ishte një arsye e fortë për të buzëqeshur e për të gjetur forcën për t’u ringritur në nivelet që i takon.

Festimet filluan menjëherë pas golit, teksa tifozët kanë kënduar në kor këngët kundër kundërshtarëve historikë të Partizanit. Teksa lojtarët u afruan duke duartrokitur para tifozëve bardheblu, nga tribunat filloi kori “Kush s’kërcen është morr i kuq”, të cilit menjëherë iu bashkuan edhe futbollistët në fushë.

Mes futbollistëve ka qenë edhe trajneri Ze Maria, i cili ka kënduar me shumë entuziazëm, një ndër këngët që është e sigurt se do ta dëgjojë shpeshherë gjatë sezonit./Blitz.al/

Share