Blitz

 Breaking News

(Video) Nisin shembjet e banesave në Astir, tension dhe përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë

(Video) Nisin shembjet e banesave në Astir, tension dhe përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë
November 27
10:34 2018

Mbrëmjen e djeshme bashkia e Tiranës njoftoi se kishte nisur zhvendosja e banorëve të Astirit në banesat sociale, ndërkohë që nisi dhe shëmbja e objekteve të para në zonë, më saktë e dy prej tyre.

E megjithatë mëngjesin e sotëm, familjet dhe banorët që preken nga projekti i Unazës së Re kanë vazhduar protestën e tyre dhe kanë hyrë në  ditën e 24-ërt të saj. Për shkak të deklaratave të bashkisë, fillimit të prishjes së banesvae të para dhe heqjes së shtyllave të ndriçimit nga policia, ka pasur tension dhe revoltë nga protestuesit.

Sipas FaxNews protestuesit janë shprehur të vendosur që nuk do ti lejojnë punonjësit e policisë bashkiake dhe të shtetit, të cilët kanë rrethuar zonën, të kryejnë asnjë veprim pa miratimin e tyre. Madje akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë që po përpiqen ti vendosin policinë kundër, por edhe pse i vjen keq për ta, nuk do të lejojnë të bëjnë asgjë.

Ndërkohë nga ana tjetër, efektivët e policisë shprehen se thjesht janë duke kryer detyrën e tyre shtetërore.  Në zonën ku janë mbledhur banorët që protestojnë, minutat e fundit janë bashkuar dhe zyrtarë të opozitës. /Blitz.al/

Share