(VIDEO) Martohet vëllai i Xherdan Shaqirit! Futbollisti “e djeg” në dasmë
July 17
11:49
2017
Dje është martuar Erdin Shaqiri, vëllai i futbollistit zviceran me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri.
Eventi është mbajtur privat nga familja dhe të afërmit e fisit Shaqiri, por megjithatë është arritur të kuptohet nga fotot e videot e shpërndara në rrjete sociale nga të ftuarit.
Erdini është vëllai i madh i Xherdanit dhe dasma është organizuar në vendlindjen e lojtarit, në Gjilan.
Të ftuar në dasmë për të kënduar kanë qenë Meda dhe Vjollca Haxhiu, teksa Xherdani është parë i lumtur gjatë gjithë dasmës dhe i qeshur në videot e shpërndara.
Kujtojmë që lojtari është pjesë e Stoke City dhe pas dasmës do të kthehet në Angli për t’u përgatitur për sezonin e ri futbollistik. /Blitz.al/