Blitz

 Breaking News

(Video) Lulzim Basha: Prokuroria ka prova për të kërkuar arrestimin e Taulant Ballës, ja dy deputetët e tjerë të përfshirë me “Toyota Yaris”

(Video) Lulzim Basha: Prokuroria ka prova për të kërkuar arrestimin e Taulant Ballës, ja dy deputetët e tjerë të përfshirë me “Toyota Yaris”
October 23
13:46 2018

Kryetari i Partisë Demokratike ishte sot i pranishëm në Prokurorinë e Tiranës, ku i është kërkuar të dëshmojë në lidhje me çeshtjen e “Toyota Yaris”. Me të dalë nga aty ai dha një deklaratë për gazetarët, në të cilën u shpreh:

“Prokurorët kanë kërkuar dëshminë time në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror për futjen e parave të krimit me “Toyota Yaris”. Kjo dëshmon se deklaratat e mia për përfshirjen e Taulant Ballës janë të vërteta. Në këtë aferë janë përfshirë edhe dy deputetë të tjerë, Ulsi Manja dhe Jurgis Çurbja. Kam ardhur me dëshirë në prokurori për t’i treguar shqiptarëve si ka degraduar ky institucion. Në vend që të hetojnë se kush qëndron prapa milona eurove, po e trajton çështjen si nxjerrje të sekretit hetimor”.

Gjithashtu, Basha deklaroi:

“Prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Ka prova dhe fakte për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon apo Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”.

Kujtojmë që Basha ishte ai që paralajmëroi në qeshor nga parlamenti, që në vend do hynin para të pista nga porti i Durrësit dhe tre ditë më vonë pikërisht në këtë qytet, u ndalua Toyota Yaris me 3.4 milionë euro. /Blitz.al/

Share