Blitz

 Breaking News

(VIDEO) Gjirokastër, tenton të djegë veten me benzinë

(VIDEO) Gjirokastër, tenton të djegë veten me benzinë
February 09
13:33 2017

Padrejtësitë që pretendon se janë bërë ndaj familjes së saj kanë shtyrë një grua të tentojë të vetëdigjet para Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Sadije Hysa, 49 vjeç, nga fshati Dukaj i Tepelenës, me një shishe benzinë në dorë ka kërcënuar se do të digjet ndërsa për të kryer këtë akt ka kërkuar prezencën e mediave”,- përcjell Report Tv.

Një punonjës i sigurisë është afruar pas shpinës së gruas dhe i ka hequr nga dora shishen me benzinë, duke e shpëtuar nga djegia.

“Më kanë djegur shtëpinë, më kanë marrë dokumentet, ndaj familjes sime janë bërë padrejtësi”,- thotë gruaja.

Gruaja pretendon për padrejtësi pasi burri dhe djali i saj janë arrestuar për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike.

Share