Blitz

 Breaking News

(VIDEO) Everton, poker golash Manchester City-t

(VIDEO) Everton, poker golash Manchester City-t
January 15
16:40 2017

Everton ka shkatërruar 4 me 0 skuadrën e Guardiolës, Manchester City, duke venitur akoma më shumë shpresat e “qytetarëve” për të fituar titullin kampion të këtij viti.

Ndeshja filloi thuajse e barabartë mes 2 ekipeve, ku Everton mbizotëroi në aspektin fizik të lojës, çka solli edhe golin në minutën e 34-t nga Romelu Lukaku.

Pas përfundimit të pjesës së parë të takimit u mendua se djemtë e Guardiolës do të reagonin më mirë për të barazuar shifrat, por ishin sërish blutë e Everton që dyfishuan me Kevin Mirallas në start të 45 minutave të dyta të takimit.

Që prej këtij momenti, ekipi i Guardiolës e humbi toruan në fushë, duke mos dalë asnjë moment te loja e tyre dhe kështu pësuan edhe dy gola të tjerë nga Tom Davies dhe Ademola Lookman.

Kjo humbje vjen pas disfatës së pësuar pak ditë më parë nga të kuqtë e Liverpool e tashmë Guardiola e shikon veten 10 pikë larg kreut që mbahet me meritë nga Chelsea.

Share