Blitz

 Breaking News

(Video) Emocionuese! Mohohet 1 minutë heshtje për viktimat e Barcelonës, notari refuzon të notojë

(Video) Emocionuese! Mohohet 1 minutë heshtje për viktimat e Barcelonës, notari refuzon të notojë
August 21
11:06 2017

Sa e trishtë, aq edhe emocionuese ajo që ka ndodhur në një prej garave të botërorit të notit në Mastersin e Budapestit.

Komiteti që ka organizuar eventin ka refuzuar kërkesat për të mbajtur 1 minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në Barcelonë pak ditë më parë, duke e arsyetuar veprimin me mungesën e kohës.

Kjo gjë ka nxitur reagimin historik të notarit spanjoll Fernando Alvarez, i cili në formë proteste vendosi të mos hidhet në momentin e startit si gjithë të tjerët, por të qëndrojë në vend.

“Më thanë se nuk mund të humbnim asnjë minutë, por unë e mora vetë atë! Disa gjëra vlejnë më shumë sesa çdo medalje ari”, – është shprehur Alvarez për gjestin e tij.

Minuta e tij personale në heshtje është bërë tashmë virale në rrjetet sociale, duke i emocionuar të gjithë.

 

Share