Blitz

 Breaking News

(VIDEO) Bayerni pa busull, pas Milanit i mund edhe Interi

(VIDEO) Bayerni pa busull, pas Milanit i mund edhe Interi
July 27
14:42 2017

Në kuadër të turneut që mbahet në Azi, ditën e sotme është luajtur edhe sfida mes Bayern Munich dhe Inter, e cila ka përfunduar me shifrat 0-2 për zikaltrit.

Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e parë nga braziliani Eder, ndërsa pjesa e dytë pati një ritëm të ngadaltë dhe me pak raste nga të dyja skuadrat.

Si trajneri i bavarezëve, Ancelotti, ashtu edhe Spaletti hodhën në fushë lojtarë të rinj për t’i provuar në këtë takim.

Ajo që u duk qartë gjatë ndeshjes ishte një ritëm i ulët sidomos nga ana e Bayern-it, jo me lojën që jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Ranë më shumë në sy dy blerjet e reja të Inter-it, Skriniar dhe Valero.

Një fitore me këto shifra u rikujton tifozëve të Inter-it, fitoren e arritur në finalen e Champions League në vitin 2010 kur shënoi dopietë Milito.

Kjo është humbja e dytë e Bayern-it të Munich-ut, pas asaj të pësuar nga Milani disa ditë më parë.

/Blitz.al/

Share