Blitz

 Breaking News

Vendosën tritol në makinën e drejtorit të Hekurudhës në Durrës, flet vetë ai!

Vendosën tritol në makinën e drejtorit të Hekurudhës në Durrës, flet vetë ai!
November 19
11:06 2018

Një sasi lëndë plasëse është gjetur pranë makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi.

Ngjarja është zbuluar mëngjesin e sotëm nga vet Dyrmishi, i cili kishte parë një objekt të çuditshëm para makinës, e cila ishte parkuar në lagjen ku ai banon, afër stacionit të trenit në lagjen nr.4. Lënda plasëse (pëlhurë) ishte futur në një bidon dhe ishte e lidhur me një telekomandë, ndërkohë që ngelet e paqartë nëse ka qenë e fiksuar në mjet.

Dyrmishi ka folur për Ballkanëeb, ku ka thënë: “Më lajmëruan komshinjtë se poshtë makinës time kishin parë një bidon të zi. Nuk kam konflikte me askënd”

Aktualisht policia dhe ekspertët ndodhet në vendin e ngjarjes, ku do të përcaktohet edhe fakti se çfarë lënde ka pasur në bindon./Blitz.al/

Share