Blitz

 Breaking News

“Vëllai i tij ktheu mensën në lloto”- Bujar Nishani padit kryeministrin Rama për shpifje

“Vëllai i tij ktheu mensën në lloto”- Bujar Nishani padit kryeministrin Rama për shpifje
January 19
14:54 2019

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i zgjedhur rishtas kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, do të padisë për shpifje kryeministrin Rama, për një akuzë publike që ky i fundit ka bërë sot për vëllanë e tij gjatë takimit me disa studentë.

Më saktësisht kryeministri tha: “Vëllai i Presidentit e ktheu në loto mensën e Qytetit Studenti”. Menjëherë pas kësaj deklarate, me anë të një njoftimi për mediat të PD-së, Nishani siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

Më tej, ish-Presidenti e sfidon Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe zyrë publike, që të bëjë publike dokumentat të cilat provojne se vëllai i tij është pronar i mensës në Qytet Studenti apo nëse ka kryer ndonjë aktivitet bastesh aty.

Kujtojmë që para pak kohësh, Nishani publikoi disa dokumenta për të vërtetuar pikërisht se këto akuza ishin të rreme. Këto janë çertifikatat e pronarëve të ligjshëm të asaj hapsire dhe që nuk kanë lidhje me familjen e tij.

Dhe tani ai ka vendosur që ta padisë për shpifje kryeministrin që vazhdon ti përsërisë këto akuza. /Blitz.al/

Share