Blitz

 Breaking News

Veç zonave malore, reshjet e dëborës mbulojnë Durrësin dhe Tiranën

Veç zonave malore, reshjet e dëborës mbulojnë Durrësin dhe Tiranën
February 23
10:47 2019

Ashtu siç një ditë më parë sinoptikanët paralajmëruan, e shtuna ka gdhirë e bardhë në shumë qarqe të Shqipërisë.

Mësohet sipas Ballkanëeb, se reshje të shumta dëbore ka pasur në veri të vendit si në Dibër, kryesisht në zonat malore por edhe në Juglindje. Korça është mbuluar nga bora. Por edhe në Durrës ka shtruar bora e parë për këtë dimër. Reshjet e borës janë të rralla në zonat brengdetare në vend dhe nuk shtrojnë por ky është viti i treti rradhazi që në Durrës bie dëborë.

Ndërkaq reshje të pakta bore kanë nisur edhe në kryeqytet, ndërsa Dajti është zbardhur i tëri. Deri tani nuk raportohen probleme për lëvizjen./blitz.al/

 

 

Share