Blitz

 Breaking News

Vdekja e të pastrehut në Korçë, ish-deputetja e PD-së “shuplakë” pushtetit

Vdekja e të pastrehut në Korçë, ish-deputetja e PD-së “shuplakë” pushtetit
January 10
14:56 2017

Ish-deputetja e PD-së për Korçën, Ledina Alolli, pedagoge në universitetin e këtij qyteti,k ka folur me tone të ashpra pas vdekjes së një lypsari në një godinë të braktisur në periferi të këtij qyteti.

Alolli thotë se shteti me Filon e Peleshin kujdesen për dekorime pemësh dhe i çon të varfrit drejt vdekjes.

“Bashkia ka lënë në mëshirë të acarit të varfrit e të pamundurit. Sot humbi jetën në Korçë një i pastrehë që endej rrugëve, i pangrënë, i pambathur, i ngrirë, sepse bashkia, kryebashkiaku Filo dhe zëvendëskryeministri Peleshi, lëvrojnë para për dekorime pemësh, ndriçime, koncerte dhe fasada pazari. A mund të quhet rilindje e një shoqërie kur shteti i saj braktis dhe i çon drejt vdekjes të varfrit dhe shton pasuritë e pushtetarëve në kurriz të çdo shqiptari?
Ikjen e kësaj qeverie që i ka dhënë shqiptarëve mbi 1 milion shuplaka të rënda do ta mundësojë opozita me vullnet e zgjedhje të lira e demokratike”,- shkruan Alolli.

Personi që humbi jetën në Korçë është viktima e katërt si pasojë e të ftohtit në vend, pas disa të pastrehëve në Durrës, Lushnjë dhe Sarandë. /Blitz.al/

lypsari

Share