Blitz

 Breaking News

Uragani “Irma” shkatërron aeroportin në Karaibe

Uragani “Irma” shkatërron aeroportin në Karaibe
September 07
09:16 2017

Uragani “Irma” ka shkatërruar aeroportin “Princeshë Juliana” në ishullin St. Marteen në Karaibe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gurë të mëdhenj u përplasën me avionët duke i nxjerrë jashtë funksioni, si dhe sasi të mëdha rëre zunë pistat e uljeve dhe ngritjeve.

Stuhia, e cila është cilësuar si më e fuqishmja në Atlantik në dekadën e fundit, ka vrarë të paktën 2 persona në këtë ishull të Karaibeve deri më tani.

Në brendësi të aeroportit çdo gjë është përmbytur dhe pjesë të ndërtesës janë rrënuar plotësisht për shkak të stuhisë. Aeroporti ka pezulluar të gjitha operimet. /Blitz.al/

Share