Blitz

 Breaking News

Universiteti i Tiranës pezullon nga detyra pedagogun që u arrestua për trafik droge

Universiteti i Tiranës pezullon nga detyra pedagogun që u arrestua për trafik droge
November 13
11:02 2018

Pas arrestimit për trafik droge të pedagogut Dritan Shoraj ka reaguar edhe Universiteti i Tiranës. Nëpërmjet një njoftimi për mediat Universiteti ka pezulluar nga detyra pedagogun e Fakultetit Ekonomik, derisa të merret dokumentacioni i plotë nga institucionet.

Njoftimi i Universitetit të Tiranës

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni pasi u njoh me informacionin e bërë publik nga Policia e Shtetit në datën 10.11.2018 për z.Dritan Shoraj, i arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, vendosi më datë 12.11.2018 pezullimin nga detyra të z.Dritan Shoraj, personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, deri në marrjen e dokumentacionit të plotë nga institucionet përkatëse për këtë shtetas./Blitz.al/

Share