Blitz

 Breaking News

“Unë jam Xhisiela”, sot protestë përpara kryeministrisë kundër dhunës së grave

“Unë jam Xhisiela”, sot protestë përpara kryeministrisë kundër dhunës së grave
October 01
09:02 2018

Rasti i Xhisilës pati një ndikim të madh në opinionin publik për shkak të mënyrës si është trajtuar dhe si ngjarja doli në dritë. Djali i deputetit të Krujës Rexhep  Rrahja dhunoi  një vajzë dhe deri para pak orësh qarkullonte i lirë për shkak se kishte mbështetje shtetërore.

Tashmë ka ardhur momenti që të gjithë ne të ngrihemi kundër padrejtësive dhe kundër dhunës ndaj grave sot në orën 17:30 përpara kryeministrisë.Forumet e Grave të të gjithë frontit opozitar kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët, që të hënën të dalin për të protestuar kundër dhunës së grave. Krahas deputeteve të partive, para Kryeministrisë në mbrojtje të Xhisielës do të jenë studentë dhe intelektualë. Thirrjet kanë qenë të forta nga gratë deputete të cila një ditë më parë u mblodhën përpara kryeministrisë ku u shprehën se:

“Kjo ka të bëjë me të gjithë shoqërinë, sepse dhuna ka kaluar çdo kufij. Rasti i Xhisielës ka kaluar çdo kufij. Kjo tregon se ka rënë çdo institucion si policia , gjykata, ministria e Drejtësisë. Nëse ne nuk do të arrijmë të ngrejë zërin, situata do të vështirësoghet. Protesta është  organizuar nga shoqëria civile. Të hënën në 17: 30 të mblidhemi të gjithë bashkë për të protestuar. Sot të gjithë jemi këtu, pjesëmarrëse të të gjitha forumeve të grave dhe unë i falënderoj që sot janë bashkuar me ne”.

Share