Blitz

 Breaking News

U përplas kur zbriti nga autobusi, 11-vjeçari përcillet në banesën e fundit

U përplas kur zbriti nga autobusi, 11-vjeçari përcillet në banesën e fundit
November 01
16:35 2018

Përpara 6 ditësh, në media qarkulloi lajmi i aksidentit të 11 vjeçarit në Shkodër. Fatkeqësisht ai nuk ka arritu të mbijetojë dhe ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit.

E. Rexhepi u përplas më 26 tetor nga makina sapo zbriti nga autobusi në Bërdicë të Shkodrës. Përplasja ishte e fortë dhe i shkaktoi plagë të shumta. Djali më pas kaloi në koma për rreth 4 ditë dhe nuk arriti të rikthehet në jetë, pavarësisht punës së mjekëve.

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ceremonia mortore për 11-vjeçarin, ku të pranishëm ishin familjarët dhe të njohurit e tij. /Blitz.al/

Share