Blitz

 Breaking News

U mori jetën 3 personave në Mat, flet autori: Nuk jam penduar…

U mori jetën 3 personave në Mat, flet autori: Nuk jam penduar…
October 13
15:35 2018

“Nuk jam penduar për vrasjet. Nuk dua avokat nga shteti, pasi do ta gjejë vetë”,- ka qenë kjo deklarata që Kujtim Hoxha, 54-vjeçari autori i masakrës së ndodhur dy ditë më parë në Mat tha para grupit hetimor.

Sipas Report Tv, autori Kujtim Koxha njihet si tip problematik në fshat. Ai hapi zjarr dy ditë më parë pas sherrit me punonjësit e bashkisë së Matit duke lënë të vdekur 3 persona, ndërsa njëri mbeti i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat janë punonjësit e Bashkisë Mat, Mentor Hoxha 35 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç si dhe Hamit Buci 38 vjeç, banorë i fshatit Shëlli. Ndërsa i plagosuri  jashtë rrezikut për jetën është Astrit Hani.

Sipas dëshmisë së të plagosurit dhe të banorëve të zonës autori I krimit kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin, por pas debatit me punonjësit e bashkisë për një rrugë, shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë.

Më pas, autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka qëlluar punonjësit që po konsumonin drekën. Astrit Hani tha se në lokal ishin 13 persona dhe nëse djali i pronarit të lokalit nuk do i kishte hequr armën nga dora do ti kishte vrarë të gjithë.

Share