Blitz

 Breaking News

U emërua dy javë më parë, jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka

U emërua dy javë më parë, jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka
November 15
15:59 2018

Vetëm pak kohë nga marrja e detyrës, jep dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon. Sipas Ballkanweb  dorëheqjen Muka ia ka dorëzuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

“Per arsye etike, morale dhe profesionale, dhe te papajtueshmerise qe une kam me modelin e punes te aplikuar me Ministrine e Arsimit, ju paraqes dorheqjen time te parevokueshme nga posti i zv.ministrit”, thuhet ne letren e doreheqjes, drejtuar Rames.

Kujtojmë se ardhja në këtë detyrë e Mukës u shoqërua me debate të mëdha, pasi ishte ai që akuzoi Demon për plagjiaturë. Por pak javë pas dorëheqjes së Ervin Demos, Muka mori postin e zv.ministrit me emërim të kryeministrit Edi Rama.

Studiuesi denoncoi plagjiaturën që sipas tij zv.ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

Ndërkohë Demo teksa theksoi se ishte vënë në shënjestër nga politika e baltës, u shpreh pas dorëheqjes se: “Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”.

/Blitz.al/

Share