Blitz

 Breaking News

Tritoli në shtëpinë e gjyshit të Xhisielës, reagon kryeministri Rama

Tritoli në shtëpinë e gjyshit të Xhisielës, reagon kryeministri Rama
October 08
10:47 2018

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot mbledhjen e grupt të PS-së me një lumë akuzash për opozitën. Ai ka filluar me “Babale 1” dhe më pas ka vijuar me “Babale 2”, duke e quajtur opozitën kinostudio fabrikismesh kriminale.

Ai gjithashtu ka folur edhe për tritolin në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut duke akuzuar opozitën. Sipas kryeministrin vetëm ajo është e interesuar për këtë ngjarje.

“Babalja nuk ra nga qielli dhe nuk e çoi te SHQUP-i gazetai kurajoz siç pretendohet në filmin e kinostudios Luli shpk. Është shumë i tendosur. Kush si unë i di, që ai di të thotë s’ka faj i shkreti. I ka shumëfshuar gojët e shyqera në adresë të prokurorisë flet për fundin e botës por në fakt po i vjen fundi lojës.

Ju siguroj se do dalë e plotë edhe e vërteta diskredituese për ata që e dhunuan vajzën e babale dyshit nga Fushë-kruja. Basha kërkon dëshpërimisht të pengojë daljen në dritë të atij filmi dhe i porosit gojët e shqyera të SHQUP-it të përsërisin avazin se Edi Rama synon të paravendos rezultatet e hetimit.

Mbrëmë natën vajzës së kthyer në mish për topat e kësaj politike i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar për të thënë se vajza është nën terror psikologjik. Ne? Jo. S’ka mëndje që se kupton që për këtë kanë interes ata që dhunuan përditë dhe askush tjetër”, – përfundoi Rama.

Share