Blitz

 Breaking News

Tragjedia e Zvërnecit, pasi mbytet 10-vjeçarja, xhaxhai tenton t’i japë fund jetës

Tragjedia e Zvërnecit, pasi mbytet 10-vjeçarja, xhaxhai tenton t’i japë fund jetës
August 18
10:52 2017

Ditën e djeshme, një tjetër rast i humbjes së jetës për shkak të mbytjes është shënuar në Zvërnec të Vlorës. 10 – vjeçarja A.H. humbi jetën teksa ishte duke u larë së bashku me nënën, motrën dhe xhaxhain e saj. Ka qenë rryma që i ka tërhequr të gjithë për në thellësi dhe madje ata kanë kërkuar ndihmë kur e kanë parë se kanë shkuar shumë thellë.

Sipas “Panorama”, në ndihmë u kanë shkuar forca policie që kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa është arritur të shpëtohet një nga vajzat e mitura dhe nëna, por ka humbur jetën 10-vjeçarja A.H. Ndonëse nëna e vajzave ka shpëtuar ajo gjendet aktualisht nën një presion psikologjik dhe mjekët frikësohen për ndonjë goditje depresioni nga dhembja e largimit të njërës prej vajzave të saj nga jeta. Në po të njëjtën gjendje është edhe xhaxhai, i cili pas tragjedisë ka tentuar disa herë të mbytet, por nuk është lejuar nga forcat e policisë. /Blitz.al/

Share