Blitz

 Breaking News

Tjetër zjarr i fuqishëm në Fier, 30 forca zjarrfikëse në “luftë” me flakët

Tjetër zjarr i fuqishëm në Fier, 30 forca zjarrfikëse në “luftë” me flakët
September 29
15:17 2018

Kodrat me ullishta të Vajkanit në Fier janë përfshirë nga flakët e një zjarri të fuqishëm këtë të shtunë

Flakët e zjarrit janë pikasur nga banorët që kanë lajmëruar zjarrfikëset. Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe mbi 30 forca.

Sipas informacioneve nga Shtabi i Emergjencës, është shuar një vatër që rrezikonte një lokal që ndodhej në kodër, por më pas, flakët kanë shkuar në drejtim të perëndimit.

Ende nuk janë shuar flakët, ndërsa deri tani llogariten se janë djegur mbi 100 ullinj.

Rreth dy javë më parë, zjarri ka rënë në të njëjtin vend. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Share