Blitz

 Breaking News

Tiranë – Shkëputet ashensori i një pallati, plagoset një vajzë

Tiranë – Shkëputet ashensori i një pallati, plagoset një vajzë
February 25
17:14 2019

Një ngjarje e rëndë dhe e frikshme ka ndodhur në një pallat në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Ashensori i një pallai në këtë zonë është këputur duke pasur brenda njerëz.

Ashensori ka rënë nga kati i katërt në të parin dhe sipas Ballkanweb brenda ka qenë një vajzë e cila ka mbetur e plagosur. Vajza është transportuar në spital ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Një grup hetimor po verifikon kushtet teknike dhe mirëmbajtjen e ashensorit si dhe kompaninë që e ka instaluar dhe mirëmbajtur. Sipas dëshmive rënia e ashensorit ka shkaktuar shumë zhurmë, duke sjellë panik tek banorët që kanë njoftuar zjarrëfiksen dhe policinë.

/Blitz.al/

 

 

 

Share