Blitz

 Breaking News

Tiranë, rrëshqasin nga akulli, 76 persona përfundojnë në spital

Tiranë, rrëshqasin nga akulli, 76 persona përfundojnë në spital
January 12
13:48 2017

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë përfunduar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kanë shkarë nga akulli që ka mbuluar rrugët e kryeqytetit.

Deri tani janë 76 raste qytetarësh që janë trajtuar në spital, prej të cilëve 10 janë shtruar në spital pasi janë paraqitur dhe 2 kanë pësuar fraktura në kokë.

Agron Dogjani, doktor në Spitalin e Traumës, ka thënë për News24, se të dëmtuarit kanë pasur kryesisht fraktura në këmbë dhe pjesa dërrmuese e tyre janë të moshave 40-vjeçare.

Dogjani ka bërë me dije gjithashtu se këto ditë ka personel shtesë në spital, për shkak të situatës jo normale të motit që keq që ka përfshirë vendin. /Blitz.al/

Share