Blitz

 Breaking News

Tiranë, grabitet me armë një farmaci

Tiranë, grabitet me armë një farmaci
January 10
19:35 2017

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në kryeqytet.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Siri Kodra”, pasi një djalë që raportohet rreth të 20-ave është futur brenda një farmacie dhe ka arritur të marrë xhiron ditore.

Policia ka thënë se shuma e grabitur nga i riu kap vlerën e 8000 lekëve të reja, ndërkohë që shton se po punohet për kapjen e tij, pasi mendohet se është pjesë e kontingjentit të lagjes ku ka ndodhur ngjarja.  /Blitz.al/

Share