Blitz

 Breaking News

Tiranë- Gardisti i jep fund jetës në krye të detyrës

Tiranë- Gardisti i jep fund jetës në krye të detyrës
October 02
08:32 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në ambientet e Gardës së Republikës, ku një punonjës është gjetur i pajetë. Sipas informacioneve që përcjell Ministria e Brendshme, punonjësi i Gardës, 30-vjeçari me inicialet A.M., është gjetur i pajetë rreth orës 23:00.

Sipas MB-së, dyshohet se gardisti ka vrarë veten me armën e shërbimit. Fill pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti i rëndë është kryer ne kushtet e tronditjes psikike. Sakaq, të tjera detaje pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

NJOFTIMI I MB
Rreth ores 23:00, te mbremjes se kaluar në ambjentet e Gardës se Republikes, teksa po kryente sherbimin prane hyrjes dytesore te institucionit, punonjësi i Gardes A.M., 30 vjeç, nga Permeti, dyshohet se ka vrarë veten me armen e sherbimit.

Per hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçem nen drejtimin e Prokurorise.Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova qe forcojne dyshimin se akti eshte kryer ne kushtet e tronditjes psikike.

Hetimet po vijojne per zbardhjen e gjithe rrethanave te ngjarjes.

Burimi:Ballkanweb

Share