Blitz

 Breaking News

Tiranë, Digjet makina e drejtoreshës së qendrës sociale

Tiranë, Digjet makina e drejtoreshës së qendrës sociale
October 01
08:03 2018

Një makinë është djegur gjatë natës rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, Tiranë.

Sipas Ballknweb, mjeti tip “Benz”, me targë AA550TN, është në pronësi të shtetases M. A., Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Aktualisht nuk dihen detaje rreth ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Informacion Paraprak
Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit./blitz.al

Share