Blitz

 Breaking News

Tiranë, arrestohen 10 persona si pasojë e mosrespektimit të rregullave rrugore

Tiranë, arrestohen 10 persona si pasojë e mosrespektimit të rregullave rrugore
September 29
07:55 2018

Policia Rrugore e kryeqytetit ka ushtruar kontroll gjatë natë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ka arrestuar në kushtet e flagrancës 10 persona, nga te cilet 8 per drejtim mjeti të dehur dhe 2, të papajisur me leje drejtimi.
Jo vetëm kaq, sipas Syri. Net ka pezulluar 36  patenta, nga te cilat 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera per shpejtësi mbi normat.

Ka ndeshkuar 5 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara dhe ka ndëshkuar 8 mjete per xhama te erresuar; ka ndaluar 16 mjete per detyrime administrative te pashlyera dhe ka vendosur 110 gjoba./blitz.al

Share