Blitz

 Breaking News

Thyen heshtjen pas një viti, Saimir Tahiri: “Sot kam disa gjëra për të thënë”

Thyen heshtjen pas një viti, Saimir Tahiri: “Sot kam disa gjëra për të thënë”
November 01
09:57 2018

Ashtu siç paralajmëroi ditën e hënë, pasi dorëzoi disa prova deçizive sipas tij në prokurori për çeshtjen që po hetohet, ish ministri i Brendëshëm Saimir Tahiri do të flasë sot para mediave.

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ai paralajmëron se ka disa gjëra për të thënë, pas 1 viti heshtje:

Se çfarë do të thotë Tahiri në orën 11 ende nuk dihet por kjo është hera e dytë  që ish ministri njofton se do të flasë para mediave në një hark kohor të shkurtër. Një ditë para dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, stafi i Tahirit kishte lajmëruar për një konferencë për shtyp, ku sipas tij do të jepte disa informacione me vlerë për publikun. Më pas ai e shtyu këtë konferencë dhe sërish ditën e hënë, pas paraqitjes në prokurori i tha mediave në një prenoncim të shkurtër që të prisnin dhe pak ditë.

Kujtojmë që tashmë është fakt se Saimir Tahiri nuk po hetohet më nga prokuroria e Katanias në lidhje me çeshtjen “Habilaj” dhe besohet se dokumentin që e vërteton këtë ai e ka dorëzuar në prokurori në fillim të javës. /Blitz.al/

Share