Blitz

 Breaking News

Tensionohet situata në Astir, banorët heqin blloqet e betonit

Tensionohet situata në Astir, banorët heqin blloqet e betonit
November 28
19:24 2018

Situata në Unazën e re është tensionuar së tepërmi pak minuta më parë.

Banorët protestues kanë rrëzuar të gjitha blloqet e betonit që janë vendosur në gjatësinë e rrugës nga të dyja anët nga kompania që do të kryejë punimet.

Më pas protestuesit kanë sulmuar edhe rrethimin e firmës private që ka ngritur kantierin.

Aty nuk ka asnjë efektiv policie.

Banorët janë revoltuar, ndërkohë me thirrjet “Nuk na tremb dot Edvino”, ata marshojnë përgjatë gjithë rrugës.

Prej 2 orësh ata kanë bllokuar të dy kahët e rrugës, duke mos lejuar qarkullimin e makinave.

Në protestë marrin pjesë edhe disa deputetë të opozitës.

Share