Blitz

 Breaking News

Të miturit nuk do mund të konsumojnë më pije energjike, këto janë masat që parashikon ligji

Të miturit nuk do mund të konsumojnë më pije energjike, këto janë masat që parashikon ligji
September 28
16:31 2018

Ndryshimet e propozuara për ligjin nr 9518 të datës 18/4/2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” kufizojnë dhe konsumimin e pijeve të gazuara dhe enrgjike nga të miturit.

Në mënyrë të përmbedhur ligji do të ndryshojë në këtë mënyrë: Përveç pijeve alkoolike të shtohet dhe kufizimi i pijeve energjike dhe të gazuara me sheqer të shtuar në nenin 3. Në nenin 5 do të shtohet një paragraf i ri i cili synon të ndalojë rastet abusive të ofrimit si të pijeve alkoolike dhe atyre energjike te një i mitur nga personi madhor që e shoqëron. Në rast të moszbatimit të kësaj despozite gjoba për të rriturit varion nga 10 mijë në 30 mijë lekë. Ndërkohë neni 7 do detyrojë objektet tregëtuese të pijeve energjike të vendosë shenjat “Ndalohet shitja pijeve enrgjike personave nën 18 vjeç”. Masa për moszbatimin e saj shkon në masën 10 mijë lekë. Në nenet 8,9,10 propozohet vendosja e kufizimeve të njejta si tek pijet alkoolike, për pijet e gazuara me sheqer të shtuar për sa i takon publicitetit në median visive. Në nenin 11 përcaktohet se në rast të reklamimit të pijeve energjike dhe të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, të drejtuar të miturve në mjedise rruge gjoba varion gan 100 mijë në 200 mijë lekë.

Këto ndryshime kanë për qëllim të parandalojnë pasojat shëndetësore nga konsumimi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara duke e ndaluar tek të miturit. Sipas revistës Monitor shkak për këtë janë bërë shifrat e obezitetit tek fëmijët shqiptarë në një studim të Institutit të Shëndetit Publik, të cilët pranonon se konsumonin të paktën 1 pije të gazuar ose energjike në ditë. /Blitz.al/

Share