Blitz

 Breaking News

Të lindur të pasur, futbollistët që vijnë nga familje me të ardhura të mëdha

Të lindur të pasur, futbollistët që vijnë nga familje me të ardhura të mëdha
September 29
18:35 2018

Ka futbollistë që jetën e tyre e ngritën nga të ardhurat me futbollin por ka edhe të tjerë që pasurinë e tyre e kishin nga prindërit për shkak të profesionit të tyre. Po ju njohim me disa prej tyre:

Mario Gotze

Ai që i dha titullin e katërt botëror Gjermanisë është djali I një prej profesorëve më të njohur të universitetit gjerman një mësues inxhiner elektronik në Dortmund dhe një bashkëpunëtor shkencor i Yale University.

Gerard Pique

As ylli I Barcelonës Pique nuk do të kishte nevojë për të ardhurate shumta nga futbolli sepse babai I spanjollit është një avokat dhe shkrimtar i famshëm ndërsa nëna e tij drejtoresh e një insitutucioni mjekësor.

Hugo Lloris

I rritur në Rivierën Franceze, portiere kampion I botës vjën nga një familje e pasur. Babai I tij është bankier i njohur ndërsa nëna e tij një avokate e njohur.

Marcel Desailly

I lindr në Aç  ra, Gana ish-futbollisti i Milanit dhe I Chelsit u birësua nga një diplomat I njohur. Babai I tij e urrente futbollin dhe do të kishte preferuar një tjetër karrierë për të birin.

Robin van Persie

Nga ana tjetër, prindërit e Robin Van Persie yllit të Arsenalit kanë ndjekur dhe mbështetur dëshirat e djalit të tyre që kur ishte I vogël. Babai I tij ishte skulptor i njohur  i veprave të artit ndërsa nëna një krijuese bizhuterish.

Andrea Pirlo

Babai i ish yllit të Juventusit dhe Milanit është një biznesmen i fuqishëm në industrinë e hekurit dhe ç  elikut. Ai ka disa kompani në Brescia, ku krysoret janë ELG STEEL Spa me seli ne Castelmella.

Kaka

Ndryshe nga shumë bashkëatdhetarë të tij rasti i brazilianit Kaka është unik.  Ai ishte djali i një inxhinieri dhe i një profesoreshe që edhe nëqoftëse nuk do të futej në botën e futbollit do të mbijetonte shumë mirë.

Oliver Bierhoff

Ish- sulmuesi i Milanit dhe Udineses është djali i një magnate ti energjisë. Ai konsiderohej si një ndër futbollistët më të pasur edhe pa të ardhurat e sportit.

Share