Blitz

 Breaking News

Taulant Muka sqaron arsyet e dorëheqjes: “Zyra ishte bosh, pulti i TV ishte marrë, letrat higjenike ishin marrë”

Taulant Muka sqaron arsyet e dorëheqjes: “Zyra ishte bosh, pulti i TV ishte marrë, letrat higjenike ishin marrë”
November 16
12:13 2018

Ditën e djeshme Taulant Muka dha dorëheqejn nga post ii zv/ministrit të Arsimit vetëm dy javë pasi mori detyrën. Ai me një letër drejtuar kryeministrit ka sqaruar edhe arsyen e dorëheqjes. Pori  ftuar në Ora Neës Muka ka sqaruar me detaje shkakun e dorëheqjes dhe bëhet fjalë për një sërë problematikash.

““Taulanti kur ka vajtur në punë ka gjetur një zyrë bosh në aspektin e dokumenteve. Unë mbaj mend kryeministrin e vendit dhe zotin Braçe që thoshte që zyrat ishin bastisur. Unë kisha karrigen dhe tavolinat, por nuk kisha përmbajtjen brenda. Ka qenë një zyrë bosh dhe pulti i televizorit ishte marrë dhe letra higjenike ishte marrë. Aty kuptova që unë nuk po ndihesha në shtëpinë time dhe pse aty informacioni nuk ishte, sepse pavarësisht kush vjen zv/ministër dokumentacioni duhet të qëndrojë.

Nuk ka një protokoll, zv/ministri nuk është një person kushdo. Ai ka një detyrë të rëndësishme.

Unë nuk jam mësuar me këtë model dhe vij nga një kulturë tjetër. Ka një mungesë menaxheriale.

Në ministrinë e Arsimit nuk ka ujë të pish dhe kafet kushdo që do më vinte në zyrë do ti blija unë me rrogën time” – u shpreh ish- zv/Ministri.

 

Share