Blitz

 Breaking News

Tashmë është zyrtare, dyshja Berlusconi-Galliani i rikthehen futbollit

Tashmë është zyrtare, dyshja Berlusconi-Galliani i rikthehen futbollit
September 28
14:00 2018

Erdhi dita që Berlusconi dhe Galliani t’i rikthehen botës së futbollit. Ish-presidenti i Milanit, pas një viti e gjysmë larg këtij sporti ka blerë 100% të klubit Monza, që luan në Serinë C italiane. Përveç tij, si zakonisht do të jetë edhe Adriano Galliani i cili është emëruar në Administratorit të Deleguar, që mbante edhe kur ishte tek Milan. Galliani ka treguar se do të jetë vet Berlusconi ai që do të japë detajet e projektit të tyre të ri, edhe pse në rolin e Presidentit të ekipit do të jetë ish-pronari i8 Monza-s, Colombo.

“Nuk ndjej se po tradhëtoj Milan-in. Kam qenë gjithnjë i Monza-s, por pë 31 vjet u huazova tek kuqezinjtë!” – i është përgjigjur Adriano Galliani pyetjes rreth së shkuarës së tij plot suksese tek skuadra që drejtoi për 3 dekada.

KOMUNIKIMI ZYRTAR FININVEST

“Fininvest SpA ka përfunduar sot blerjen e 100% të klubit sportiv Monza 1912. Mbledhja e aksionarëve ka miratuar emërimin e Bordit të ri të drejtorëve të përbërë nga Nicola Colombo (president), Paolo Berlusconi, Adriano Galliano, Roberto Mazzo dhe Danilo Pellegrino. Më pas bordi emëroi Adriano Gallianin si Administrator Ekzekutiv të Kompanisë”. /Blitz.al/

 

Share