Blitz

 Breaking News

Takimi me delegacionin e PE, Basha: 3 kushte për zgjidhjen e krizës

Takimi me delegacionin e PE, Basha: 3 kushte për zgjidhjen e krizës
February 27
19:51 2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur pas takimit me delegacionin e PE në Tiranë. Gjatë prononcimit për mediat, Basha u shpreh se me delegacionin e PE kanë folur hapur dhe shkoqur për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe sipas tij, zgjidhja mbetet vetëm largimi i Ramës, zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore.

“Dua të falënderoj eurodeptuetët për mundësinë që i dhanë opozitës për te treguar gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria. Natyrisht një nga problemet më të mëdha që ka vendi është mungesa e informacionit dhe deziforimi. Ishte me rëndësi që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë dhe t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe se opozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër ose të bëhet njish me krimin dhe oligarkinë ose t’u tregojë shqiptarëve se ky sistem ka rënë. Shqetësim i ndërkombëtarëve është stabiliteti i vendit. Zgjidhja është largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë rruga për rikthimin e legjitimitetit politik të institucioneve në mënyrë që të zgjidhen nga njerëzit dhe të punojnë për njerëzit.”- tha Basha.

A jeni në përpjekje me maxhorancën për komunikim? 

Basha: Nuk ka asnjë komunikim mes meje dhe Edi Ramës, komunikimi i vetëm është ai i shqiptarëve.

A do të pranojë opozita një ndërhyrje të ndërkombëtarëve për një zgjidhje si ajo në 2017?

Basha: Nuk do ketë një tjetër 2017. Edi Rama e shkatërroi procesin zgjedhor. E vetmja zgjidhje është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën. Të gjithë këta që janë kapur nga Damian Gjiknuri, Taulent Balla, Dako janë kapur duke vjedhur vota dhe duhet të shkojnë drejt drejtësisë.

Delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë dhe zbarkoi sot në Tiranë. Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen fill pas protestës së opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes opozitës dhe ndërkombëtarëve.

Përveç takimit me kreun e PD dhe të LSI, delegacioni i PE do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me zyrtarë të tjerë të vendit.

 

Share