Blitz

 Breaking News

Skandali me ujin e ambalazhuar në Shqipëri, përmban infeksione fekale

Skandali me ujin e ambalazhuar në Shqipëri, përmban infeksione fekale
November 03
11:23 2018

Mendojmë se uji i ambalazhuar është i sigurt, por rezultatet e fundit nuk tregojnë të njëjtën gjë.

Top Channel dërgoi 6 kampionë uji të ambalazhuar pranë Institutit të Shëndetit Publik për t’i bërë analizat mikrobiologjike dhe fiziko-kimike nga dhjetëra kompani që ka në treg. Nga 6 prej këtyre kampioneve tre rezultuan që ishin të prekur nga bakteret “e.colli” dhe “entorococu”.

Enterococu është pjesë e familjes së entoerobaktereve, ndërsa e.colli është një bakter- pjesë e koliforneve fekale. Prania e këtyrë mikroorganizmave sjell sëmundje të ndryshme me origjinë hidrike.

Njëkohësisht, asnjë prej këtyre kampioneve nuk plotësonte standardin e fortësisë ose përqëndrimin e mineraleve.  Norma e lejuar për fortësinë e cila është sasia e mineraleve të tretshme të magnezit dhe të kalciumit kanë dalë nën normën e lejuar që është 10-20 gradë gjermane.

Pra, uji që ne konsumojmë çdo ditë nuk është aq i sigurt sa mendonim. Top Channel bëri një investigim për të zgjuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili ka për detyrë të bëjë këto analiza të thjeshtë. Kështu po ky autoritet ka për detyrë të bllokojë këto kompani që dëmtojnë shëndetin e njerëzve.

/Blitz.al/

Share