Blitz

 Breaking News

Si u kërcënua oficeri Nuhu nga familjarët e deputetit Rraja: “Ne e shkrijmë komisariatin e ty s’të kemi asgjë!”

Si u kërcënua oficeri Nuhu nga familjarët e deputetit Rraja: “Ne e shkrijmë komisariatin e ty s’të kemi asgjë!”
October 01
12:26 2018

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen më të diskutuar të ditëve të fundit, dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit Rraja dhe kërcënimin e oficerit i cili mbulonte çështjen. Pikërisht ky i fundit nga kallëzimi që ka bërë në polici që në 30 korrik të 2018-ës zbulon se ai jo vetëm është detyruar nga vet deputeti dhe djali i tij që mos ta ndjekë më çeshtjen, por ka zhvilluar një bisedë dhe me nipërit e tij.

Sipas Balkanweb, Nuhu zbulon në dokumentin që e ka dorëzuar në polici se në takimin që ka pasur në një lokal me Redjan dhe Ramazan Rrajan, ata i kanë thënë se po të donin e shkrinin dhe komisariatin ku ai shërbente dhe se ligjin në Fushë Krujë e bënin ata.

“Ne e shkrjmë të gjithë komisariatin dhe ty s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë me familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë-Krujë. Ligjin në Fushë-Krujë e bëjmë ne dhe jo ti!”- mësohet të kenë thënë nipërit e deputetit Rraja.

Kujtojmë që djali i tij u arrestua ditën e djeshme pas urdhrit që gjykata lëshoi për të, me akuzën e përndjekjes dhe dhunimit ndaj Xhisiela Malokut. /Blitz.al/

Share