Blitz

 Breaking News

“Si më kërcënuan me jetë në jug të Shqipërisë”- ish-kandidati për deputet i LSI-së tregon incidentin e rëndë

“Si më kërcënuan me jetë në jug të Shqipërisë”- ish-kandidati për deputet i LSI-së tregon incidentin e rëndë
July 18
10:10 2017

Një situatë aspak normale i ka ndodhur ish-kandidatit për deputet të LSI-së, Ralf Gjoni, bashkë me familjen e tij në jug të vendit.

Ai ka treguar mbrëmjen e djeshme, i ftuar te “Tonight” nga Ilva Tare, se si është kërcënuar me jetë në një nga restorantet e Syrit të Kaltër në Sarandë kur ishte duke u kthyer nga pushimet që kishte kaluar me familjen në Greqi.

“Kalojmë kufirin dhe thashë t’i binim nga Qafë Bota. Morëm rrugën e re gjasme, akoma e pambaruar. Futemi në Gjirokastër, ndalojmë te Syri i Kaltër në restorantin e fundit. Po e them për herë të parë publikisht, ndalojmë makinën aty ku nuk shkonte më. Vajza kishte nevojë të shkonte patjetër në banjë. Kamerieri nuk na linte, restoranti bosh. Thoshte se duhej të rezervonim. Rezervuam. Futet vajza në banjë, ulërin. Banja jo vetëm e shëmtuar, e pisët, uji rridhte nga mbrapa tualetit, e mbushur me të vjella. Dalim, pamë Syrin e Kaltër dhe për t’u kthyer te makina duhej t’i binim prapë nga ai restoranti. Pronari i restorantit bashkë me një tjetër duke na pritur, duke na zënë pritë me sy dhe më thotë: “I dhe shumë gojës atje, u ankove për banjat dhe anulove rezervimin. Hip shpejt në makinë bashkë me nusen dhe gocën se do të hash ndonjë plumb kokës”,- tregoi Gjoni.

Më tej ai shtoi se nuk kishte besim as të merrte policinë në telefon.

“Kjo ishte mikpritja me 40 minuta brenda kufirit shqiptar. Nuk kisha besim të merrja as policinë në telefon se nuk kisha besim se do të vinte në orën 19:30-20:00 të mbrëmjes dhe të merrej me një budalla, me një të droguar ndoshta, që dy pare mend ka në kokë dhe me këtë lloj sjellje pret turistët. Produkti nuk është i orientuar, është kaotik, në dorën e ca idiotëve që kanë trashëguar apo zaptuar një copë tokë, kanë ndërtuar një godinë atje dhe kujtojnë se dinë të bëjnë turizëm. Kush e ka fajin për këtë? Qeveria”,- u shpreh ai.

/Blitz.al/

Share