Blitz

 Breaking News

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Emiliano Shullazin

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Emiliano Shullazin
March 25
11:59 2019

Ka dështuar për herë të gjashtë seanca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij pasi shkak është bërë mungesa e avokatëve të tyre.

Ora News raporton se dhjetë ditë më parë  Gjykata gjobiti 10 mijë lekë avokaten Eralda Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Dosja ka nisur të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda prej janarit 2019 por deri tani nuk është mbajtur asnjë seancë.

Seanca e radhës u caktua në datën 8 prill.

Gjithashtu rikujtojmë se pak ditë më parë është vrarë në Elbasan një prej avokatëve Shullazit, Ravik Gurra. /Blitz.al/

Share